Teatri u shemb me urdhër verbal, punonjësit thonë në SPAK se morën urdhër nga vartësit në Bashki dhe IKMT

0
213
Ora News

Procedimi penal për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndodhet prej dy vitesh pa një zgjidhje në sirtarët e SPAK. Prokuroria e Posaçme është mjaftuar me mbledhje dokumentacioni dhe pyetjen e eskavatoristit që shembi objektin si dhe shoferët e kamionëve që kryen transportimin e inerteve. Ata kanë thënë se kanë vepruar me urdhër verbal nga eprorët në Bashkinë e Tiranës dhe IKMT. Procedimi i nisur që në janar 2020 për shpërdorim detyre, nuk ka asnjë të pandehur por as vendim për pushimin e hetimeve.

Shembja e Teatrit Kombëtar është një nga dosjet e mbetura për një kohë të gjatë në sirtarët e SPAK pa një zgjidhje. Pavarësisht tri kallëzimeve penale nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, hetimet e SPAK, prej më shumë se dy vitesh nuk kanë arritur tek zyrtarët e lartë, që firmosën shembjen e teatrit.

“Ora News” mëson se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, gjatë kësaj kohe kanë marrë në pyetje drejtuesin e ekskavatorit, i cili mesnatën e 17 Majit 2021, shembi pjesën kryesore të fasadës së Teatrit Kombëtar dhe më pas të gjithë objektin. Në pyetje janë marrë dhe disa drejtues të kamionëve të IKMT-së, që shërbyen për largimin e inerteve. Punonjësit kanë treguar se urdhri për të çuar mjetet e rënda në objektin monumental, është marrë nga eprorët e tyre në Inspektoriatin Kombëtar

Sipas dëshmisë që kanë dhënë punonjësit, ata kanë vepruar pa u vënë në dispozicion një dokument kontrate. Në komunikimin verbal atyre u është thënë se vendimi për prishjen e objektit ishte marrë nga Qeveria Qendrore dhe Bashkia Tiranë.

Në datën 27 korrik 2021, SPAK konfirmoi përmes një përgjigje zyrtare për Partinë Demokratike se mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të datës 31 dhjetor 2019, kishte nisur procedimin penal nr.29 për veprën penale shpërdorim detyre. Dosjes në fjalë mësohet se i është bashkuar më pas edhe kallëzimi i bërë nga PD, ku SPAK thekson se po kryente verifikime të gjithanshme për çështjen. Pavarësisht periudhës 2-vjeçare, SPAK është mjaftuar në hetimin e kësaj çështje vetëm duke mbledhur dokumentacionin përkatës, dhe jo pyetjen e zinxhirit komandues të IMT-së, zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe zyrtarëve të KKRT-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here