DEL VIDEO/ Pamjet që zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll

0
241

Këto filmime kanë nxjerrë zbuluar shtetasit turq, të cilët kishin ndërtuar një linjë të trafikut të kanabisit përmes aeroportit të Rinasit. Ata janë fiksuar teksa kanë lënë makinën në afërsi të një pike karburanti fare pranë terminalit të aeroportit.

 

Makina e tipit ‘Fiat’, e marrë me qira prej tyre, rezultoi të jetë përdorur në të 2 ngarkesat e kaluara drejt Stambollit më 2 dhe 8 Tetor. Në të dyja rastet, valixhet me nga 30 kilogramë kanabis secila, u kapën nga autoritetet turke, bën të ditur TvKlan.

Hetimet e zhvilluara nga Komisariati i Rinasit dhe sektori i narkotikëve në Policinë e Tiranës zbuluan se për të vënë në jetë këtë rrugë trafiku, 6 turqit e arrestuar kishin 1 person që i drejtonte. Dyshimet janë për Utku Kaya, një prej të arrestuarve, që shihet në këto pamje ekskluzive të marra nga disa kamera sigurie.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here