Krishtlindje në grevë urie për KEMP-in në Elbasan, personat me aftësi të kufizuara marrin vendimin ekstrem

0
119

Një grup personash me aftësi të kufizuar në bashkinë e Elbasanit morën vendimin drastik të hyjnë sot në grevë urie.

Ora 09:30 minuta. Nëna shtyu karrocën ku djali i saj qëndron prej 40 vitesh brenda në ambientet e qendrës së personave me aftësi të kufizuar. Pas saj hynë dhe 4 persona të tjerë.

Nuk i mbajnë dot lotët.

Kempi dhe paketa higjieno sanitare të cilin e merrnin deri në tetor, tani u është hequr. Autoritetet lokale i kalojnë fajin ministrisë se Shëndetësisë ndërsa  kjo e fundit i ka thënë se po bëhet “një projekt pilot”

Por nënës që ka djalin në karrocë paketa higjieno sanitare dhe Kempi ia lehtësonte sadopak jetën e vështirë e cila pa to bëhet dhe më e vështirë.

Më thirrën në komision në Tiranë. Djali merrte prej 2013 kempin e tetraplegjikut por ia hoqën. Nuk kam të ardhura të tjera. Kam burrin invalid, me diabet. Fëmija do pastrim. Do ushqim. Me çfarë tia bëj? I bëj thirrje Edi Ramës. Fëmija im fle mes m…” tha gruaja për gazetaren e Ora News, Edisona Skënderi ndërsa si mban dot lotët.

“Përse ma prek kempin mua? Unë kam lindur kështu” thotë një tjetër.

E ndërsa këto ditë duhej të ishin ditë e solidariteti për ti ndihmuar më shumë, këtyre njerëzve u janë hequr dhe ato të ardhura me të cilat mbijetonin. Përfaqësuesit e autoriteteve lokale kanë ikur pë pushime Krishtlindjesh.

 “Eshtë padrejtësi. Çfarë Krishtlindje thua? Ato nuk kanë bukë të hanë, kanë dy muaj që u është ndërprerë kempi” thotë sekretari i shoqatës.

Për ata s’ka festë.

Festa e tyre është grevë dhe lutje shtetit tia rikthejë edhe një herë paketën.

Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan të cilët nuk kanë marrë KEMP-in.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here