Mafia e pastër/ Berisha: Dvoranit iu dhurua apartamenti 120 m²nga Albtelecomi, Sanxhaktari ish bashkëshortja e Samarxhiut me vilë bën vettigun e gjykatësve

0
111

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë denoncime të forta në drejtim të Ardian Dvoranit, ish-kreu i KED dhe ndaj motrës së Balinda Ballukut, Pamela Qirko.

“Ardian Dvorani është zyrtarisht i akuzuar nga drejtoria DSIK se ka fshehur pasurinë. Në vettingun e Ardian Dvoranit është dëshmuar 100% se sa fals është ky proces. Dvorani është gjykatësi që ka marrë në vitin 2002 apartament nga Albtelecomi pa asnjë kontratë. Në dokumente figuron 93 metra. Sipërfaqja e apartamentit është 120 metra katrorë. Apartamenti i Dvoranit nuk figuron në Hipotekë me ermin e tij.

E kuptoni mafien e pastër. Kur albtelecom privatizohet, ai paguhet 750 mijë dollarë. Çfarë bën Dvorani? Merr pjesë në 9 procese gjyqësore, në 3-4 si relator mes allbtelecom dhe shtetit, bashkë me tezakun e tij, në shpërblim të pagesës për apartamentin.

Ka një prokuror tjetër i cili një garzioniere 20 m katror e blen me dokumente dhe ia kalon prindërve, me kontratë me të gjitha, dhe prindërit marrin një kredi, duke e vendosur këtë si kolateral dhe ky juristi i nderuar ndëshkohet nga vettingu.

Sanxhaktari është ish bashkëshortja e Samarxhiut. 250 mln eurot e Valbonët nuk i fshehin dot. Vila e saj qëndron mbi drogën, 2 mln kokainë. Nuk fshihen dot falsifikimet që ka bërë Pamela.

Për të kapur kriteret, motra e Belindës falsifikon notat e universitetit.

Ajo bën vettingun e gjykatësve. Prisni kur të propozohet dhe ajo për të marrë çmim ndërkombëtar si Dvorani.

Dvorani nuk është vetëm kaq. Ka fshehur 80 mijë euro e ka kapur DSIK. ka fshehur pasurinë. Kur ka dërguar fletë nuk ka dërguar llogarinë rrjedhëse, por finalen. Askush nuk i është pranuar përveç këtij.

Dhe atij gjykatësit Muçi, iu gjetën 16 mijë euro të padeklaruara. Kurse një tjetri, një biletë të deklaruar në Milano të paguar nga zyra e punës, iu tha se nuk ishte për çështjes pune.”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here