Berisha: Me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve

0
117

Në takimin me pedagogët, kreu i PD Sali Berisha tha se me ligjin e ri për Arsimin e Lartë, Rama do t’i japë goditjen përfundimtare universiteteve.

“Cakton kuotë, notë nën të cilën nuk mund të futesh në universitet. Me këtë ti krijon kushte që të rinjtë të ikin nga Shqipëria. Ç’punë ke ti me notën. Lejua universiteteve, njihua atyre të drejtën që të caktojnë se kë do të pranojnë. Tani do ti japë goditjen përfundimtare.
Ky ligj që pretendon se është i modelit anglez, absolutisht është në të kundërt. Edhe sikur të jetë origjinal ligji i modelit anglez, që e kam studiuar shumë herë dhe kishim edhe një ekspert të Bankës Botërore për arsimin, ai nuk përshtatej me ne.
Nuk mund të krahasosh ti Shqipërinë, një nga vendet më të varfra në botë, me një nga vendet më të pasura të planetit. Nëse ti do të ndjekësh rrugën e tyre, nuk mund të krahasosh ti, sistemin tënd bankar, me atë të Britanisë së Madhe, që studentëve britanikë u siguron kredi. Këtu nuk funksionojnë, nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet që studentët të marrin kredi nga bankat. Pra është një gënjeshtër, premtim në letër. Për të marrë kredi duhet që të plotësosh disa kushte.
Kjo shoqëruar me shpopullimin e përgjithshëm, ka çuar në rrudhje, mbyllje degës, programesh, defakto në falimentime të qëllimshme. Duke krijuar tre llojet e universiteteve, Edi Rama kërkon të lajë duart, ti japë goditjen fatale, përfundimtare arsimit të lartë. Tani thotë le të vijnë studentë nga jashtë, nesër do të thotë, të shkojnë ku të duan.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here