Amnistia fiskale, Berisha: Projekt gjigand i pastrimit të parave, Rama kërkon kriminalizimin e ekonomisë

0
120

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të mos votohet amnistia fiskale.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se është një projekt famëkeq i kryeministrit Rama dhe bandës së tij kriminale.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për shtyp shprehu qëndrimin e tij kundër amnistisë fiskale duke akuzuar kryeministrin Rama se po kërkon të kriminalizojë ekonominë shqipatre duke goditur shqiptarët që i kanë ngritur bizneset e tyre me punë, mund e djersë.

Sali Berisha: Edi Rama u servis shqiptarëve çdo ditë në qëndrime vendime projekt-ligje e ligje, interesat e krimit, mafies dhe të klanit të tij personal. Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson ditën në të ardhmen e tyre.

Në kundërshtim flagrant me interesa të çdo shqiptari dhe për llogari të klanit të tij mafioz e të krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale çka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare jo vetëm në Shqipëri por dhe mbarë botën.

Çka do të thotë një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria.

Çka do të thotë fuqizim i madh i organizatave dhe mafias shqiptare ne rajon, Europë dhe botë. Çka do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madh këët projekt me të cilin Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme,të godasë ata që kanë ndërtuar bizneset jo mbi krimin, drogën, vrasjen e trafiqet, por mbi mendjen, djersën dhe ndershmërinë e tyre.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme. kërkon të godasë ata që kanë ndërtuar bizneseve mbi djersën dhe  integritetin e tyre.

Ky insistim i tij është ndëshkim për mbarë shqiptarë, një goditje e rëndë për perspektivën Europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

-Bëj thirrje që çdo parlamentar të hedhë poshtë projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, tha më tej Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here