Veliaj çon dëm investimin e BE-së/ Mensa e shkollës “Ardian Klosi’ s’përdoret, Bashkia nuk financon ushqimin

0
201

Mensa e shkollës “Ardian Klosi”, ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian 5 vitë më parë nuk ka funksionuar asnjë ditë. Në vitin 2017 Kryetari i Bashkisë Tiranë premtoi se fëmijët do të mund të konsumonin vaktet falas por premtimi nuk është mbajtur.

 

Kur u inaugurua në 19 shtator të vitit 2017, u tha se në shkollën Ardian Klosi, në njësinë numër 4 në Tiranë përveç klasave, laboratorëve, fushave sportive dhe bibilotekave do të kishte edhe një mensë.

Aty fëmijët do të mund të ushqeheshin gjatë kohës që qëndronin në shkollë.

Gjithë investimi, bashkë me ndërtimin e një kopshti si dhe një rruge në zonë, i kushtoi fondeve të Bashkimit Evropian 3.6 milionë euro.

Në inaugurimin e shkollës atë kohë ishte e pranishme dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Vlahutin.

“Jam shumë e sigurt që çdo cent që është sjellë këtu është investuar ashtu siç duhet,” tha Vlahutin në atë kohë.

Çdo cent mund të jetë investuar siç duhet, por 5 vite vite nga kjo deklaratë rezulton se Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka çuar dëm këtë investim.

Mensa ekziston por nuk është përdorur asnjë ditë.

Në nëntor të vitit 2017, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se nxënësit e kësaj shkolle do të mund të përfitonin ushqim falas pasi vaktet do të financoheshin 100% nga Bashkia.

“Në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi” ushqimi do të ofrohet falas nga Bashkuia e Tiranës për të gjithë fëmijët. Kjo nuk është diçka që nxjerr dikë nga varfëria, por është një mënyrë se si këto familje ndihmohen modestisht qoftë me vafktin, qoftë dhe me një mësues,” pati thënë Veliaj.

Nga bisedimet me prindër të fëmijëve që frekuentojnë shkollën “Ardian Klosi” rezulton se të vegjlit nuk kanë konsumuar qoftë edhe një vakt në mensën e financuar nga Bashkimi Evropian.

Ushqimin prindërit ua japin me vete.

“Në fillim është thënë se është me ushqim shkolla, tani nuk ka, nuk ekziston. Asnjëherë nuk ka pasur.

Mesa di unë ushqim nuk ka pasur.

Fëmija nuk ushqehet në shkollë, ushqimin ia japim me vete,” thonë prindërit.

Projekti-pilot që do të niste në janar të vitit 2018 duket se ka dështuar edhe në tre shkolla të tjera të kryeqytetit: në shkollën 9-vjeçare  “Hasan Tahsim”, “Betim Muça” dhe “Shkollën e Kuqe”

ORA NEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here