Parlamenti “injoron” kërkesat për peticione/ Helsinki: Nga 42 në 5 vjet, është zgjidhur pozitivisht vetëm 1 rast

0
120

Një grup naftëtarësh nga Patosi kanë kërkuar që statusi i minatorit t’u jepet të gjithë punëtorëve të naftës. Disa banorë nga Shkoza e Tiranës kanë kërkuar moslejimin e shembjes së shtëpive të tyre për shkak të projektit të ndërmarrë për zhvillimin e Lumit të Lanës nga Ura e Shkozës deri te Uzina e Autotraktorëve. Disa banorë të fshatit Kuqar në Patos kanë adresuar çështje të së drejtës së pronës lidhur me Ligjin 7501 “Për Tokën”. Një grup ish-të burgosurish politikë kanë kërkuar që të shqyrtohen dosjet e vonuara për ish- të dënuarit politikë dhe po ashtu të përfshihet në ligj edhe dëmshpërblimi për shtetasit që  janë dënuar për terrorizëm dhe sabotazh.

Ndërsa disa mësues kërkuan që diplomat e mësuesve që kishin përfunduar studimet përpara vitit 1998 në degën “Cikël i Ulët” të mos konvertoheshin në diploma të nivelit Bachelor, por në diploma të nivelit Master. Shoqata “Prosperitet Golloborda” ka kërkuar me anë të një peticioni njohjen zyrtarisht të pakicës bullgare nga shteti shqiptar.

Këta janë njerëz të profileve dhe origjinave të ndryshme. Por kanë vetëm një të përbashkët. Në vitin 2017 i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të ushtruar të drejtën e peticionit. Por, nga 16 të tilla në vitin 2017, vetëm një kërkesë është shqyrtuar dhe ka gjetur zgjidhje. Kërkesat e tjera kanë përfunduar sirtareve pa adresë të Kuvendit.

Informacioni i mësipërm është marrë nga një studim i detajuar i ndërmarrë nga ekspertët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Sipas studimit, që përfshin periudhën 2016-2022, nga 42 nisma të ndërmarra përgjatë 5 viteve,  institucioni i Kuvendit ka marrë në konsideratë vetëm peticionin e organizatës “Prosperitet Golloborda”, që kërkonte njohjen e Minoritetit Bullgar në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administrata Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka bërë procedurën e plotë dhe i ka përfshirë propozimet konkrete në projektligjin në fazë shqyrtimi për

njohjen e minoritetit në dispozitat e draftit (duke miratuar amendamentin përkatës). Është interesant fakti që nëse, shumica e peticioneve janë shqyrtuar në shkelje të afatit 45 ditor të pëcaktuar në rregullore, në rastin Shoqataës“Prosperitet Golloborda”  kërkesa është shqyrtuar brenda 5 ditëve. Kërkesa është depozituar në Kuvend të enjten e datës 28.09.2017 dhe është trajtuar të martën e datës 03.10.2017.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here