Lapsi ve ne Skaner / Emrat e atyre që votuan Kondilin për SPAK, nxjerrin bllof Ramën

0
225

Menjëherë sapo përfundoi votimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e keut të ri të SPAK, Edi Rama u mundua të lajë duart duke pretenduar se ai as nuk ka mbështetur as nuk ka pasur favoritin e tij për këtë garë. Duke harruar thirrjet se në këtë konkurim nuk vendos ambasada amerikane, madje edhe manovrat për të mos dëgjuar një ambasadore në largim e sipër ai publikoi një status të thatë në Twitter. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era”!

Ndonëse shumë burime brenda KLP e kanë pohuar për Lapsi.al se në ketë betejë kundër diplomatëve amerikanë ishin përfshirë edhe Lali edhe Bela edhe Tao, të cilëve i printe vetë shefi i qeverise ky i fundit nxitoi të pretendojë se u provua që rilindja nuk kërkonte ta kapte kreun e Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpos veprimeve dhe lobingut të njerëzve më të afërt të Ramës që u denoncuan direkt nga Yuri Kim për manipulim të procesit, hipotezën se rilindja është ngërthyer në një beteje për jetë a vdekje për SPAK-un e nxjerr në pah edhe vetë leximi i votës. Dihet se KLP ka 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve i zgjedh vetë trupa e prokurorëve ndërsa 5 të tjerë kalojnë nëpër filtrat e kuvendit, të propozuar gjoja nga avokatia, shoqëria civile dhe profesorati (lexo këtu nenin 149 për KLP).

Po të dekriptohet kjo votë kuptohet qartë se te vetmet vota për kandidatin e Ramës, Edvin Kondili, i dhanë ata anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që kanë pasur punë me parlamentin. I pari prej tyre është kreu i këtij institucioni, Alfred Balla (djathtas ne foton e madhe lart), i cili e tregoi edhe gjatë numërimit të votave shtangjen dhe hutimin e tij kur pa duart e ngritura pro kandidatit që nuk e donte në asnjë mënyrë rilindja. Po në këtë linjë votoi edhe zëvendësi i tij, Tartar Bazaj (foto e vogël në mes poshtë). Ndërsa dy votat e tjera u dhanë nga Mirela Bogdani dhe Nurihan Setiti. Këta të katërt ishin ata që nuk u tutën as nga prezenca e ambasadores amerikane në sallë, para votimit (foto poshte), as nga takimet paraprake kokë më kokë me të, për të shmangur manipulimet, dhe joshjet.

Pra kjo shenjë, se pothuajse të gjithë ata, në emërimin e të cilëve rilindja ka ndikuar, iu bindën urdhërit të saj, e përgënjeshtron indiferencën e Ramës ndaj procesit. Tre të deleguarit e tij kryesorë për ta kapur SPAK, gati ia arritën qëllimit vetèm për një votë, ndonëse ata dështuan të merrinin qoftë edhe një ngritje dore nga trupa e prokurorëve, askush prej të cilëve nuk pranuan të votonin kandidatin e preferuar të qeverisë.

©Lapsi.al

Për Altin Dumanin votuan:

  1. Bujar Sheshi
  2. Zeqir Hoda
  3. Ledina Riza
  4. Eloida Goxhi
  5. Arta Mandro

Për Edvin Kondilin votuan:

 

 

  1. Alfred Balla
  2. Tartar Bazaj
  3. Nurihan Seiti
  4. Mirela Bogdani

UPër Adnan Xholin votoi:

Sokol Stojani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here