Sot në KLPpo zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK, që ka filluar me prezantimin e tri kandidatëve që konkurojnë për postin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme: Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Procesi , që ka tërhequr vëmendjen të madhe nga opinioni brenda dhe jashtë vendit dhe po transmetohet direkt thuajse nga të gjitha mediat në vend, ka sjellë reagimin e parë.
Analisti Andi Bushati vërejti: “Mjerim, mjerim, mjerim ky prezantimi i kandidatëve për të drejtuar SPAK-un si dhe ai i anëtarëve të KLP-së që duhet të vendosin për ta. Nga sa shihet, dyshoj se mediokriteti dhe paaftësia janë edhe më të rënda sesa kapja nga politika,” nënvizoi ai në Fb.