56-vjeçarja në foto është Marjeta Karaj, e cila pesë vite më parë organizoi vrasjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë edhe ishin në lidhje intime.
Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh zonën e Xhamllikut si pasojë borxhit të pashlyer, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Trupi i tij u gjet i dekompozuar pjesërisht, gjë që bëiri të vështirë identifikimin e tij. 61-vjeçari Menduh Shaban Kurt-Deda ishte me origjinë nga Dibra.
56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh.
Top Channel