Festivali i 61- të i Këngës ndryshon rregullat, fituesi nga juria nuk shkon në Eurovision. Do e zgjedhë publiku

0
400

Festivali i Këngës apo siç mund të quhet ndryshe festivali i polemikave të mëdha ka ndryshuar rregullat në këtë edicion të 61-të.

Këtë vit fituesi i festivalit, i përzgjedhur nga juria nuk do të shkojë në Eurovizion, do të jetë publiku ai që do të vendosë për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” në vitin 2023.

Të pyetur nga Syri Tv, për risqet e sidomos për cilësinë muzikore, që mund të sjellë ky ndryshim organizatorët u shprehën:

Janë të gjitha këngë me kualitet, në këtë kuptim mendoj se do mbetet te preferencat personale por nuk mendoj se publiku do zgjedh një këngë më të dobët se juria”, u shpreh panelistja Arbana Osmani.

“Ne duhet t’i japim vlerë kryesisht vendimit profesional të jurisë dhe jo një kënge tip që duhet pr të prfaqsuar shqipërinë në një karakter të veçantë sepse ai festival ka një karakter tjetër” shtoi Bojken Lako.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here