Protestë për dritat/ Banorët e Levanit protestojnë para prefekturës në Fier

0
138

Prej vitesh banorët e 10 fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Situata bëhet veçanërisht problematike në stinën e dimrit kur si pasojë e motit të keq ndërprerjet janë 24-orëshe. Banorët e këtyre fshatrave protestuan për situatën para Prefekturës Fier.

Pas takimit me Prefektin Lefter Shehaj ata janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave deri në bllokim rruge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here