Gazetari: Rama shkon e falet tek Erdogan, luan me dy porta si Vuçiç me BE-në dhe Rusinë

0
150

Gazetari Genc Burimi deklaroi se kryeministri Edi Rama luan me dy porta si Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Rusinë dhe Bashkimin Europian.

Genc Burimi theksoi se kreu i qeverisë shkon e falet tek ai që e ka kapur nga mjekra, Presidenti i Turqisë, Erdogan.

“Këtë bën dhe Rama, as më pak dhe as më shumë. Shkon dhe falet te ai që e mban prej mjekre që është Erdogan.

Largimi, kurbani i Yuri Kim-it është dhe një dhuratë për Erdogan. Kim është bisha e zezë e Turqisë.”-tha Burimi per syritv.

Burimi shtoi më tej se Yuri Kim gjatë këtyre 3 viteve po i shërbente kauzës së Ramës që është i mbrojturi i Erdogan duke sulmuar kryedemokratin Berisha.

 

“Rama ka një mbështetje të fuqishme nga Erdogan, sidomos kur perëndimi i lëpin prapanicën Turqisë në rastin e luftës me Ukrainën. Erdogan është ai që mban çelësat e Bosforit.”-tha Burimi.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here