Mediat britanike ‘kryqëzojnë’ ambasadorin shqiptar: U tall me eksodin e atyre që vijnë me gomone

0
125

Mediat e mëdha britanike kanë ‘kryqëzuar’ ambasadorin shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, i cili bëri një paraqitje skandaloze në seancën e djeshme në Komisionin e Punëve të Jashtme të parlamentit britanik.

Ambasadori ishte i ftuar për të diskutuar për eksodin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë.

Ambasadori shqiptar e shpalli shtetin e Ballkanit ‘të sigurt’, pavarësisht numrit të madh të emigrantëve që po kërkojnë azil në Britaninë e Madhe,” shkruan gazeta e madhe britanike, ‘The Sun’.

Ambasadori i Shqipërisë e shpalli dje shtetin ballkanik ‘të sigurt’- duke u tallur me numrin e madh të të ardhurve me gomone këtu duke kërkuar azil. I dërguari Qirjako Qirko e bëri komentin gjatë një debati të ashpër me deputetët”, thekson gazeta.

“Kritikët kanë argumentuar prej kohësh se, larg të qenit viktima të skllavërisë moderne, shumë prej atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla, janë emigrantë ekonomikë. Një e treta e 33 mijë personave që kaluan Kanalin mes janarit dhe shtatorit ishin nga Shqipëria- një rritje e madhe në krahasim me tre përqind të regjistruar në vitin 2021. Qirko tha se do të mbështeste planet për kthimin e shpejtë të emigrantëve, duke deklaruar se vendi i Europës Lindore është i sigurt. Por ai u shmang pyetjes nëse mendonte se Britania nuk duhet të njohë kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë,” shkruan ‘Sun’.

Pikërisht kjo kokëfortësi nga ana e ambasadorit, solli një reagim të ashpër nga deputeti konservator, Tim Loughton.

Ky i fundit e pyeti Qirkon nëse kryeministrit Edi Rama ia ndjente për të gjithë këtë. “Këta janë njerëz që mund të punojnë dhe paguajnë taksa në Shqipëri,” tha ai. “A nuk shqetësoheni për largimin e personave të kualifikuar?”

“Unë po të bëj thjesht një pyetje të arsyeshme, se cila do të ishte përgjigjja e qeverisë shqiptare, sepse ky është çelësi nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do ta miratojë këtë projektligj apo jo”.

Qirko tha se ai nuk shihte se një problem i tillë ekziston ndërsa deklaroi se zgjidhja për emigrimin e paligjshëm është që shqiptarët të mund të emigrojnë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se Britania e Madhe ka vende pune të paplotësuara dhe ka nevojë për emigrantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here