Grushti ndaj Berishës, Hoxha: U thye paprekshmëria e liderit të opozitës, truproja i Metës i vetmi me armë në protestë

0
210

Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi në studion e Abc Live incidentin e djeshëm në protestën e opozitës, ku u sulmua me grusht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hoxha tha se incidenti me grushtin në protestë mori vëmendjen nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë. Gazetari tha se në protestën e djeshme i vetmi truprojë që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës.

Për këtë Hoxha tha se Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së.

“U thye paprekshmëria e Berishës”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here