‘Shqiptarët popull gomonesh, Rama njeriu i charter-ave’/ Të tjera slogane nga protestuesit në bulevard

0
119

Protestuesit e opozitës kanë mbushur bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit në Tiranë’, duke mbajtur në duar pankarta me slogane të shumta, flamujt kombëtare dhe flamujt e BE-së, në prag të nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Europë, na hidhni një jelek shpëtimi”, “Shqiptarët popull gomonesh, Edi Rama njeriu i charterave”, “Kongresi i Berlinit 1878 nuk njohu Shqipërinë, Samiti i Berlinit të na kërkojë falje”, “Pyetje, ku shkojnë fondet e BE” .

Këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here