Protesta/ Berisha: Do i tregojmë Europës se Rama është kreu i Meduzës

0
125

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se samiti i 6 dhjetorit është i bekuar pasi i jep mundësi opozitës për t’i treguar Europës dhe botës se Edi Rama është kreu i Meduzës për krimin, drogën dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

“Nga ana tjetër, ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar që t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë fatkeqësie të madhe përfaqëson mikpritësi i tyre, që ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur.

Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës.

Në këtë kontekst, Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan, duke u kërkuar europianëve që të mos i kërkojnë Sandrit të tij të respektojë sanksionet ndaj Rusisë. Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për të protestuar,” tha Berisha.

“Ne jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve europianë dhe mirëmbajtjen e samitit. Mjerë Rama dhe Çuçi.

I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi.

Por vendimi është për të protestuar në qytet. Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar,” theksoi kreu demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here