IKMT i hodhi në erë hotelin, reagon Irfan Hysenbelliu: Do të ringrihem, kam hapur News24 në Amerikë! U them fëmijëve të mi të ikin nga Shqipëria

0
346

Paraditen e sotme, IKMT, ka hedhur në erë hotelin “Prestige”, në pronësi të Irfan Hysenbelliut me argumentin se është pa leje.

Hysenbelliu deklaroi se ka hapur një degë të News24 në Amerikë. Ai gjithashtu u bëri thirrje publike fëmijëve të tij, që të largohen nga vendi.

Unë jam i qartë për gjithcka ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. Kemi qëndruar shpesh sëbashku. U prononcova tani. Bëri zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale.

Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe i ktheva këtu për të treguar një shembull. Nuk kam folur për investitorët, që kam respket, por i di ndërtimet që kanë bërë nën hundën e Ramës dhe ne nuk i kemi transmetuar.

Këtë veprim që bëri sot, nuk më demoralizon. Kam provuar edhe 97’ që humba gjithcka dhe thashë do të ringrihem.

Unë do të vazhdoj këtu dhe do të punoj këtu. Fëmijët e mi duan të investojnë këtu bashkë me mua. Por, fëmijëve u them të ikin nga ky vend të investojnë në Amerikë ose Londër.

Nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, që të conin letra…

Në SHBA kam hapur degën e News24. Ai është zë i madh i botës. Atje do të jem me njerëz që nesër kërkojnë drejtësi. Me njerëz që luftojnë korrupsionin”, deklaroi Hysenbelliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here