Berisha: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri, primaret rruga e vetme për ti dhënë pushtetin anëtarësisë

0
91

Ne konferencen per mediat, kreu i PD tha se me votimet per primaret u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri.

“Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj.
Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë theksoj se procedura e sotme dhe primaret, shënojnë gjithashtu hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here