Ndarja nga jeta e talentit 17-vjeçar, skuadrat shqiptare ndërpresin ndeshjen miqësore

0
153

Një lajm i kobshëm u mësua ditën e sotme, teksa talenti 17-vjeçar i Trepça 89, Erion Kajtazi, ndërroi jetë pas një sulmi kardiak, gjatë ndeshjeve të të rinjve mes A&N dhe Trepça 89’.

Ndërkohë paralelisht skuadra e parë e Trepças ishte duke zhvilluar një test miqësor me Erzenin. Kur mësuan lajmin tragjik, Të dy klubet vendosen të ndërpresin ndeshjen për tu bashkuar me dhimbjen e familjes dhe të komunitetit të futbollit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Erzeni i ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi dhe gjithë komunitetit sportive, për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here