Ishte nisur nga Shqipëria, kapen 65 kg kanabis në Malin e Zi, pranga 2 të rinjve

0
116

65 kg kanabis janë kapur ditën e djeshme në Podgoricë, ndërsa kanë rënë në pranga 2 të rinj shqiptarë. Mediat vendase raportojnë se droga ishte nisur nga Shqipëria.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, janë ndaluar dy makina, një tip ‘Skoda’ dhe një ‘Renault’ dhe u gjetën 65 pako me kanabis, me peshë totale 65 kg, e cila u sekuestrua nga policia.

 

Në pranga kanë rënë dy personat e identifikuar me inicialet A.D 27-vjeç dhe I.D 23-vjeç, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale ‘mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here