Xherdani e Xhaka tërbojnë sërish serbët dhe i dërgojnë në shtëpi! Zvicra kalon në 1/8

0
148

Xherdan Shaqiri dhe Zvicra i mbyllin gojën Serbisë. Në natën ku sytë ishin drejtuar nga dy shqiptarët, sulmuesi nga Gjilani dhe Granit Xhaka dhuruan spektakël në stadiumin 974 me ndeshjen që u ndez nga goli i Xherdanit i cili festoi duke mos bërë shqiponjën por me një gjest po aq domethënës, gishtin përpara gojës për të heshtur tifozët e zhurmshëm serbë.

1-0 që që e ndezi më shumë ndeshjen pasi Vlahovic dhe Mitrovic kaluan Serbinë në avantazh ndërsa pjesa e parë u mbyll me golin e Embolo. Menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, Remo Freuler riktheu fitoren në kampin zviceran që në këtë përballje mjaftohej edhe me një barazim.

Me 6 pikë, Zvicra kalon si e dyta e grupit G duke dërguar edhe një herë në shtëpi Serbinë me kontributin e shqiptarëve. Në ndeshjen tjetër të grupit, Brazili nuk arriti të fitonte për ta mbyllur me tre suksese duke u ndalur nga Kameruni që fitoi 1-0.

Një sfidë pa shumë emocione ku Selecao hodhi në fushë linjat e dyta por arriti të ruante vendin e parë me 6 pikë po aq sa Zvicra. Në ndeshjen me eleminim direkt, Brazili përballet me Korenë e Jugut ndërsa Zvicra sfidon Portugalinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here