Pastori Akil Pano hedh dyshime: Shpopullimi i Shqipërisë mund të jetë si pasojë e një plani të menduar

0
134

Pastori Akil Pano ka hedhur dyshime se shpopullimi i vendit tonë mund të jetë si pasojë e një plani.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Pano u shpreh se nuk është rastësi që Shqipëria ka përjetuar 3 eksode të mëdha.

“Plagë apo trend? Apo plan? A ka një plan mbi shpopullimin? Unë nuk besoj në teori konspiracioni, por nga ana tjetër, si klerik dhe si pedagog filozofie, nuk besoj as në rastësi.

Kjo ora zviceriane që të funksionojë, nuk vjen si një konstruksion rastësor i mjedisit, por është një dizajn që funksionon në mënyrë të përsorur, sepse një mendje e caktuar e ka projektuar. Unë mbase nuk jam personi i duhur për ta trajtuar këtë çështje, çështjen e një agjende apo një plani, por 3 eksode të mëdha kanë ndodhur në vendin tonë”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here