Denoncim për primaret në Fier, kandidatët akuza deputetit se po orienton procesin për të besuarin e tij

0
136

Primaret janë padyshim një prej risive më të rëndësishme që ka sjellë Berisha në PD, duke çuar këtë forcë politike në një nivel të lartë sa i përket demokracisë së brendshme. Por ndërda procesi në shumë degë po ecën tejet normalisht dhe gara mes kandidatëve duket e fortë, nuk duket e njejta situatë për Fierin.

Një serë denoncimesh kanë ardhur nga vetë kandidatët për një garë të pandershme, pasi deputeti i këtij qarku Luan Baçi po ndikon për të zgjedhur të preferuarin e tij si kandidat të PD për kryebashkiak.

Burime pranë gazetës bëjnë të ditur se katër kandidatët e tjerë nëse nuk do ndryshojë gjendja, do japin dorëheqjen në bllok.

Më herët gjatë paradites, kandidati Ermal Hamataj denoncoi se po procesi është i dështuar dhe se fituesi duket që është i paracaktuar nga “lart”.

Ndërkaq pedagogu i njohur, aktivist i fortë i kauzës universitare Albano Zhapaj ende nuk është shprehur publikisht por mësohet se ka rezerva të forta për procesin dhe se do ti bashkohet dorëheqjes në bllok të 3 kandidatëve të tjerë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here