Abilekaj: Berisha nuk po imponon emra si figura të reja të partisë, kjo është demokratike

0
117

Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se shumica e figurave të reja të PD-së nuk njihen nga publiku, por ai e vlerësoi faktin që kryetari i PD-së, Berisha nuk po imponon emra për të përfaqësuar partinë.

 

“Ne nuk i njohim figurat e reja të PD-së. Shpjegimi i Berishës është ky që: unë nuk mund të marr figura nga hiçi, t’i sjell në PD, t’u them votojini. Ose do t’i emërojë sekretarë në funksione që duhet të jenë të zgjedhur dhe kjo nuk është demokratike, ose do t’i marrë në funksione të emëruara siç janë departamentet, që të njihen në parti dhe të shkojnë të zgjidhen. Dy janë rrugët: një nëpërmjet departamenteve dhe tjetra nëpërmjet primareve në fushatë. Kjo rrugë është më e mirë se sa të impononte emra, t’u thoshte merreni votojeni si sekretar të marrëdhënieve me jashtë dhe e bën ai. Kooptimi nuk është demokratik dhe Berisha s’po e bën”-tha Abilekaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here