Falë Ramës, Mafia e 2-të në Evropë, dhe ‘kryelaboranti’ i kokainës në Shqipëri

0
277

Nga Basir Çollaku 

Kjo qeveri, ky kryeministër, ky ligjshkelës, ky ortak paligjshmërie, ky lejues u pastrimit të parave, ky aktor pafund ofshoresh, ky zgjatues call centerash të mashtrimit financiar, ky aksioner i fshehtë fermash bitcoini, projektuzbatues kultivimit të mijëra hetarëve hashash, dhjetëra laboratorë heroine e kokaine, na nxori të dytët mafiozë në evropë, e të fundit në pretendime integrimi.

Kur TIMS ishte i shpartalluar në Shqipëri hynin e dilnin sipas kokrrës së qejfit, me një shënim në tefter kaotik të policisë, kush donte, vrasës, trafikantë, hafije të huaja, kamikazë, mbase terroristë, kujdo tjetër i vinte ndërmend të kalonte. Natyrisht në kohë kur sitemi kontrollues ishte funksional, nuk është se nuk ka pasur rrjedhje të “profesionistëve” të mësipërm, shteghapur për të lëvizur sipas axhendës kriminalo-mafioze. Droga e shtrenjtë, heroinë dhe kokianë, ka bërë vendin tonë destinacion, për përpunim e më pas eksportim drejt tregjeve. Laboratorët e heroinës, kokainës, janë kthyer fatkeqësisht në një normalitet. Pa lënë mënjanë hashashin, tejkalues të drithërave, pemtarisë, e perimeve,  në kultivime.

Laboratorët kokainë dhe heroinë në Shqipëri vetëm shtohen.

Lumenjt e heroinës dhe kokainës, natyrisht kanë një ndalesë në këto punishte milionash e miliardash në vendin tonë, për të peshuar e përpunuar, përzierë, ndarë në ngarkesa në10-të kilogramëshe, apo sipas porosive, e më pas eksportuar lirisht nga të njëjtët kufinj të shprishur nga siguria. Kapjet, sekuestrot, kanë ndodhur, kur aksioneve u ka prirë DEA amerikane, Antimafia italiane, gjermnaët, britanikët, belgët, holandezët, evropianët e shërbvimeve të ligjit. Herë të tjera vrimat e pasigurisë rrjedhjes së informacionit, kapjes, bordorove të bandve, kanë garantuar mbarëvajtjen e punës së trafikantëve, nga kilogramët tek tonët. Në një kujtesë të shpejtë kryesojnë në këto vite katër laboratorë, nga ata të zbuluar e sekuestruar. Ndonëse ka plot të tjerë në punë të patrazuar. Një vit pas ardhjes në pushtet bandat kontribuese kishin gjetur oazet e tyre.

Xibraka

Nisi në Elbasan, ku policia veproi në janar të 2015 në Xibrakë, por prej muajsh “çunat problematike” ishin rehatuar në përpunim, prodhim dhe eksport. Ishin gjermanët nismëtarë, informues dhe pjesë e operacionit, për të ardhur në 11 arrestime dhe 100 kilogramë kokainë të sekuestruar. Dosja ra në duart ekipit hetimor drejtuar nga ish-prokurori për Krime të Rënda, sot prokuror i përgjithshëm Olsian Çela. Mbahet si kazus ku pas vendimit të Shkallës së Parë për dënime ndryshe nga kerkesa e akuzës, ku prokuroria nuk ankimoi, por në Apel shkuan të pandehurit me pretendime për ulje dënimesh dhe përfitimet nuk munguan

Maminasi

Në shkurt 2018 oreksi ka ardhur në rritje, pushteti më tepër ortak me Krimin e Organizuar, ngarkesat më të dendura në Durrës. Dhe kapet, sërish nga përfshirja në hetim e amerikanëve, një ndër ngarkesat më të mëdha të kokianës së sekuestruar, sasi prej 613.5 kilogramë kokainë. Një kapje e dalë jashtë kontrollit për të mos dekonspiruar pjesën tjetër të pritësve, të cilët sërish rrëshkitën nga prangosjet, duke lënë administratorin e  subjektit transportues, Arbër Çekaj dhe  dy viktima, dy shoferë jashtë kësaj historie të përgjegjësisë penale. Ndoshta malli është asgjësuar si miell apo niseshte..

HAS

Brenda vitit një tjetër laborator zbulohet, këtë herë janë sërish gjermanët sinjalizues dhe aktorë në aksion. Gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, u goditën 4 grupe kriminale me 27 të arrestuar,  në kërkim 17 persona, 4 prej të cilëve për laboratorin e heroinës zbuluar në Has të Kukësit. Një ekspert turk këtë herë, ishte asistenca teknike. Një tjetër turk në kërkim për këtë laborator arriti të ikë, bashkë me tre persona nga Lindja e Mesme, por kohë më pas turku u gjend i vdekur në Kosovë. Po atë ditë Nazer Gashi i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, u ndalua dhe lirua me leje policore dhe prokurorie.

Frakulla

Në 2022, sërish në prag elektoral rikthehemi të laboratori i rradhës i kokainës. Këtë herë në Frakull të Fierit, ku ngarkesa prej 430 kilogramësh, dërgoi në pranga 10 persona mes të cilëve dhe ish komunarin, tashmë drejtor të qeverisë Viktor Çervanaku dhe familjarë të tij. Nuk mund të mungojë ekspertiza. Njëri nga dy eskpertët kolumbianë, mundi të largohet dhe shpallet në kërkim pas zbulimit të laboratorit, tjetri ende është anonim. Hershmëria e ardhjes së trafikantëve kolumbianë si lektorë ekspertize nëpër laboratore heroine dhe kokaine në Shqipëri, është bërë traditë. Kemi raste në 2013 e 2014, një kolumbiani të arrestua në Rinas, mbërritur në Tiranë për të marrë pagesën prej afro 1 milion eurosh, për ngarkesën prej 200 kilogramësh kokaine nisur nga  Kolumbia, sekuestruar në Mal të Zi, përpara se të mbërrinte te porositësi në Fier. Antimafia italiane me më shumë raste të hetuara, për dosje ku përfshihen grupet kriminale shqiptare, sjell të dhëna gjithnjë e më alarmante. Nicola Gratteri Prokurori i Antimafias italiane tha pak ditë më parë se Mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri falë korrupsionit të lartë që aty ekziston dhe është ndër më të rrezikshmet në Evropë, e dyta në aktivitetin e saj kriminal në Evropë. Duke u renditur pas Mafias kalabreze Ndrangheta, e duke lënë pas atë afrikano-veriore. Prokurori italian është shprehur se këto organizata janë favorizuar nga lehtësirat që krijojnë shumë shtete për pastrimin e parave të tyre. Natyrisht Shqipëria kryeson në vendet e para dhe të listës së pastrimit të parave. Në këtë histori krimi dhe mafia, kryelaboranti, kryeinvestuesi rrugëve të botës së trafikut, është mosvepruesi apo i përfshiri kreu qeverisë Edi Rama?!

Prokurorë vendas e të huaj e dinë mirë. A do të veprojnë siç ligji e kërkon?!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here