Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier uron Presidentin Begaj për festën e Pavarësisë

0
102

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në “Facebook” urimin që presidenti Federal i Gjermanisë Frank-Walter i ka bërë Presidentit Begaj për Festën Kombëtare të Shqipërisë. Ai shprehet se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian si mik dhe partner.

“Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë Korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner.

Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, ka thwnwFrank-Walter Steinmeier.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here