Njeriu që ka përfituar miliona euro tendera nga qeveria/ Alibeaj prezanton Agron Kapllanin si kandidat për kryebashkiak në Mallakastër

0
159

Enkelejd Alibeaj nisi sot prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas dështimit të negociatave për daljen me kandidatë të përbashkët në PD, Alibeaj ka prezantuar në këtë mënyrë kandidatin e parë nga radhët e grupit të tij.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Më herët PD përmes Floriana Garos ka akuzuar Kapllanajn se kompania e tij renditet ndër 11 kompanitë e klientelës së Ramës në raport me tenderat e fituar nga pushteti.

Garo ka publikuar edhe dokumentet që provojnë tenderat e përfituara nga ‘Shkëlqimi 07’ sh.p.k – një kompani ndërtimi e drejtuar nga Agron Kapllanaj dhe vëllai i tij, Shkëlqim Kapllanaj.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here