Inceneratorët, Apeli refuzon kërkesën e Kokës për zbutje të masës

0
94

Apeli i Posaçëm rrëzon një tjetër kërkesë të Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë. Në këtë çështje, Koka kishte ankimuar masën “arrest me burg”.

Ish-ministri i Mjedisit, që qëndron në paraburgim prej dhjetorit të vitit të kaluar, kërkon prishje të masës së sigurisë “arrest më burg”, caktuar ndaj tij, nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për akuzat e ngritura ndaj tij, në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Në këtë dosje, Koka akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrim të parave”.

Sipas SPAK, Koka dyshohet se ka përfituar 3,7 milionë euro ryshfet, gjatë procedurës koncensionare të ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit dhe për gati 1,2 milionë euro ryshfet në rastin e inceneratorit të Fierit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here