Arrest me burg për Alqi Bllakon edhe për Incineratorin e Elbasanit

0
120

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur arrest me burg për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako për incineratorin e Elbasanit.

Bllako tanimë është i arrestuar për përfshirjen e tij në Incineratorin e Fierit, ndërsa sot u mor masa e dytë “arrest me burg” ndaj tij për atë të Elbasanit, kërkesë e cila ishte refuzuar më parë.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi  për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. A.B. të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”,” thuhet ne vendim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here