Mbërrin në Polici kërkesa e PD, mësohet vendi dhe kohëzgjatja e protestës së 6 dhjetorit

0
100

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë është parashikuar të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sot nga selia blu ka mbërritur në Policinë e Shtetit kërkesa për të marrë leje për tubimin.

Lapsi.al mëson se PD ka kërkuar leje nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në sheshin para Kryeministrisë. Shkresa mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shteti do ta miratojë kërkesën për protestë apo do të regjistrojë një tjetër precedent si institucion në shërbim të Rilindjes duke e refuzuar tubimin.

Ditët e fundit ministra dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, me porosi të Edi Ramës, kanë bërë reagime kundër kësaj proteste dhe kanë lëshuar thirrje ndaj mbështetësve të opozitës që të mos i bashkohen atë ditë në shesh. Meraku i Ramës është që liderët e Europës të mos shohin atë ditë protestë, por të gjejnë një Tiranë në normalitet dhe në festë, fiks ashtu sikundër i duhet propagandës së Kryeministrit.

I paqartë është akoma edhe vendimi i Ilir Metës, për t’ju bashkuar apo jo protestës së PD-së. Deri më tani kreu i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje ndërsa sot paradite zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu. ©LAPSI.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here