Berisha: 6 dhjetori do të jetë një protestë paqësore, beteja vazhdon me protesta të tjera

0
104

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me krerët e degëve të Tiranës komentoi protestën e cila do të mbahet më datë 6 dhjetor. berisha tha se protesta do të jetë paqësore ndërsa shtoi se beteja do të vazhdojë kundër qeverisë së Edi Ramës me protesta të tjera.

“Ky përpiqet që ne të mos jemi. Por ne do të jemi datën 6 në bulevard. Ky kërkon të na zhdukë ne, por këtë nuk ja pranojmë kurrë atij. Ai do të përballet me të gjitha pasojat.

E them edhe njëherë, data 6 do të jetë protestë paqësore. Data 6 do të jetë një betejë, e cila vazhdon. Ky kalon nga superskandali në superskandal. Ky nuk njeh kufij, normë, parim.

A e shihni betejën që zhvillohet për skapin dhe SPAK-un. Çfarë vendi jemi ne. Ne vetëm vendi i lirë nuk jemi. Ne jemi njerëz me ideale, do ti kthejmë dinjitetin shqiptarëve.

Ata që mendojnë se mund të na asgjësojnë ne, do të përballen me të gjitha pasojat e kësaj përpjekje. Kjo është një protestë paqësore, por beteja vazhdon me protesta të tjera.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here