Vrasjet në Elbasan/ Ironia: Ndihmojeni SPAK të gjejë politikanin Taulant

0
116

Ardian Çapja ka dhënë një dëshmi bombë përpara Gjykatës së Posaçme, duke akuzuar se një politikan i lartë me emrin Taulant qëndron pas vrasjeve në Elbasan.

Ai nuk e dha emrin e plotë pasi tha se i rrezikohet familja. Por sigurisht që kuptohet se bëhet fjalë për të dërguarin e PS në Elbasan, Taulant Balla.

Çapja tha se Taulanti i ka ofruar ndihmë pas masakrës së vitit 2016.

Ndërkohë, Çapja theksoi se përgjimet ku del emri i Taulant Ballës janë fshirë nga prokuroria e Elbasanit.

Në mediat sociale, kjo çështje është argumenti i ditës, edhe pse në mediat tradicionale, nuk po raportohet për këtë skandal të rëndë.

“Kush do e ndihmojë SPAK-un se ka që në dreke që po kërkon politikanin Taulant që tha Çapja që prokuroria e Elbasanit i ka fshi pergjimet, dhe s’po e gjejnë dot…

Ju lutem jepkani një dorë prokurorisë që na kanë ndërtue amerikanët!” shkruan gazetarja Nikoleta Kovaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here