Tjetërsim pronash në Durrës, Gjykata e Posaçme firmos urdhër-arrest për ‘Rrumin’

0
87

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi”.

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.

“Rrumi” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe me shumë dritë hije në botën e krimit. Ai i ka mbijetuar një atentati të mirë organizuar më 1 nëntor 2019 teksa udhëtonte me ish- prokurorin Arian Ndoji.

Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagosën ish-Prokurori dhe Aleksandër Laho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here