Moti sjell kaos në Shqipëri/ Zjarr në Radhimë, era e furishme përhap flakët me shpejtësi

0
132

Një pjesë e Shqipërisë sot po vuan nga përmbytjet pas reshjeve të dendura gjatë natës e në vazhdim, por ka dhe një zonë në të cilën toka po digjet, ku era e fortë po i shtyn flakët përpara.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në këto momente në zonën e Radhimës ën Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.

Zjarri i favorizuar nga era po përhapet me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet zjarrfikës që po ndërhyn pasi aty pranë ndodhen dhe disa godina që shërbejnë si hoteleri gjatë sezonit turistik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here