Pagesa për udhëtime e hotele luksoze/ Detaje nga udhëtimet e bosit të inceneratorit të Fierit me zv.presidentin e FSHF-së dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako

0
110

Zbardhen udhëtimet që “bosët” e inceneratorëve bënë me supervizorin Arben Dervishaj, ish-deputetin socialist Alqi Bllako si dhe ish-drejtoreshën e koncesioneve në Ministrinë e Mjedisit, Etleva Kondi.

Biznesmeni Dervishaj, përfaqësues i shoqërisë Ave Consulting i cili kishte cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve pranë shoqërisë koncesionare Tecnology Easte Treatment Fier e Klodian Zotos rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit në shoqërinë e biznesmenit, ndërsa në raste të tjera me familjarë të tij, por shpenzimet janë paguar nga bosi i inceneratorit të Fierit, që tashmë është në arrati.

Një tjetër udhëtim është i datës 10 qershor 2017, ku Dervishaj nga Rinasi ka fluturuar drejt Stambollit, e prej andej në Tel Aviv në Izrael.

SPAK thotë se ai ka udhëtuar bashkë me të bijën. Ndërsa të dy janë kthyer në Shqipëri me datë 14 qershor. Në dosjen hetimore thuhet se bileta, por edhe qëndrimi në një nga hotelet luksoze në Izreal për supervizorin Dervishaj dhe vajzën e tij janë paguar nga Klodian Zoto, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement-it bankar të llogarisë së biznesmenit në një nga bankat e nivelit të dytë.

Supervizori Dervishaj, akuzohet nga SPAK se ka dorëzuar pranë autoritetit kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë situacione për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar, me qëllim për të justifikuar pagesat e kryera për kompaninë koncesionare.

Në dosjen e prokurorisë rezulton edhe një udhëtim i datës 16 prill 2019, ku supervizori ka fluturuar nga Rinasi drejt Torinos së bashku me Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton, ku të tre kanë qëndruar në një nga hotelet luksoze atje.

Biletat për të parë ndeshjen në stadium mes Juventusit dhe Ajax dhe shpenzimet e qëndrimit në hotel janë paguar nga biznesmeni. Të tre janë kthyer në Tiranë nga Aeroporti i Romës me datë 17 prill, pra vetëm një ditë më vonë./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here