Rrugët e florinjta! ARRSH, 20 mln euro të tjera Rrugës së Arbrit.

0
171

Edhe pse janë projektuar për tu dhënë 40.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rrugën, ajo ende nuk është tërësisht e hapur. Buxheti i Shtetit akordoi fonde shtesë  rreth 20 milionë euro pas dështimit me tunelin e Murrizit ku pas kryerjes së mbi 60% të punimeve, formacioni gjeologjik rezultoi i paqëndrueshëm, duke bërë që kompania të gërmonte në një vend tjetër.

Tashmë formacionet gjeologjike duket se kanë hapur probleme të tjera në rrugën e Arbrit, pikërisht me skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë. Koncesionari në kontratën me shtetin nuk e ka përfshirë rivitalizimin dhe sistemin e skarpateve.

Kështu dy tendera janë për zbatim projekti dhe dy të tjera për projektim dhe supervizion. Rreth 20 milionë euro shtesë do akordohen për këto sistemime të reja. Këto tendera përveç se shtojnë kostot për Rrugën e Arbrit, tre prej tyre janë cilësuar edhe me flamuj të kuq, pasi janë s’kualifikuar të gjithë ofertuesit përveç fituesve.

Në njërën prej tenderave atë të “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”pjesmarrës ka qenë edhe vetë kompania koncesionare “Gjoka”, e cila është skualifikuar pasi është cilësuar si jo-kompetente për të kryer studime gjeologjike edhe pse është ndërtuesja e rrugës.

Afati për ndërtimin e rrugës u premtua nga qeveria të ishte me 20 prill 2022, por kjo është tejkaluar dhe pritet të zgjatet edhe më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here