Komision hetimor për familjen e Biden, republikanët: E përfshirë në pastrim parash jashtë vendit

0
141

Dhoma e Përfaqësuesve e cila pritet të nisë punën në janar pasi republikanët morën kryesimin e saj është zotuar të hetojë familjen e Presidentit Biden. Republikanët akuzojnë djalin e tij për evazion fiskal jashtë vendit dhe për këtë do të ngrenë komisione hetimore. Hetimi është një nga disa komisione që republikanët do të ngrenë gjatë 2-vjeçarit që kanë mandatin.

Një ditë pas marrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët janë zotuar të investigojnë familjen e presidentit Biden si një nga prioritetet e tyre kryesore.

Ligjvënësit thanë se hetimi do të fokusohej në marrëdhëniet e biznesit jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Biden.

52-vjeçari është tashmë nën investigimin federal, por deri më tani nuk është përballur me asnjë akuzë.

Biden më i ri nuk është i përfshirë me administratën në asnjë cilësi.

Por republikanët e lartë këmbëngulin se hetimi i tyre do të përcaktojë shkallën e përfshirjes së pretenduar të Joe Biden në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij, duke përfshirë periudhën kur ai ishte zëvendëspresident në epokën e Obamës.

Në një konferencë shtypi të djathtët argumentuan se presidenti kishte gënjyer popullin amerikan për përfshirjen e tij në marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij.

“Pjesëmarrja e presidentit në pasurimin e familjes së tij është, me pak fjalë, abuzim i rendit më të lartë. Dua të jem i qartë, ky është hetimi i Joe Biden dhe këtu do të jetë fokusi ynë në Kongresin e ardhshëm,” tha ai.

Ata akuzuan Hunter Biden për krime, duke përfshirë evazion fiskal dhe mashtrim, por nuk njoftuan ndonjë plan të menjëhershëm për ta thirrur atë për të dëshmuar.

Më i ashpër ishte republikani i shtetit të Ohajos, Jim Jordan i cili tha se marrëveshjet e biznesit të familjet Biden janë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Hetimi është në vazhdën e serisë së Komisioneve Hetimore që Dhoma e Ulët e udhëhequr nga republikanët do të ndjekë.

Ata janë zotuar që të hetojnë përfshirjen e tërheqjes së trupave të Administratës Biden dhe mandatet vaksinave

Ligjvënësit republikanë kanë emëruar Kevin McCarthy, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve kur të mblidhet Kongresi i ri në janar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here