Përplasje në Kuvend mes socialistëve, Xhafaj-Xhaçkës: S’jemi noterë të qeverisë

0
172

Nga foltorja e Kuvendit, ku po mbahej mocioni me debat për integrimin, deputeti socialist Fatmir Xhafaj nuk i kurseu as këtë të enjte kritikat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilit i kujtoi se Kuvendi nuk është as noter i vendimeve të tij, por as vendi i qokave qeveritare. Ndërsa Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, po fliste për arritje, Xhafaj i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë.

Xhafaj: Duhet të jemi më modestë, ti lexojmë mirë adresimet dhe rekomandimet e tyre, të reflektojmë dhe ti zbatojmë. Roli i Kuvendit mbetet thelbësor në gjithë procesin e përpjekjeve për anëtarësim dhe veçanërisht për çështjet që lidhen me drejtësinë. Nuk mund të shërbejë si vendi ku bëhen qoka politike dhe buxhetore.

Të kundërtën bëri ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e cila vlerësoi kabintetin ku ajo merr pjesë për arritjet të larta diplomatike dhe ligjore sa i përket fushave që kanë të bëjnë me integrimin evropian.

Xhaçka: Raporti i vitit 2022 është padyshim një konfirmim i punës së madhe që ne kemi bërë si qeveri për të çuar përpara integrimin europian. Raporti flet për njohjen e angazhimit të qëndrueshëm, arritjen e reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e sdaj drejt BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here