Luçiano Boçi në garë me Gledian Llatjan: Bashkia e Elbasanit po funksionon si “magazinë” votash

0
100

Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demokratike, ka vendosur të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë për bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj.

Në ndryshim nga qytetet e tjera, primaret e PD në këtë qytet nuk do të zhvillohen, pasi Luçiano Boçi është kandidat i vetëm dhe si i tillë, ai do të futen në garë për të mposhtur në garë Gledian Latjan, kryetarin aktual të bashkisë, nga Partia Socialiste.

Luçiano Boçi foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN nga ku u shpreh se lënien e mandatit të deputetit ai e konsideron si “vazhdim i besimit të qytetarëve të Elbasanit. “Ishin ata që më votuan dhe më sollën në parlament”, tha Boçi.

Më tej, ai ngriti akuza ndaj rivalit të mundshëm të tij në zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se e kthyer bashkinë në magazinë votash.

“Bashkia e Elbasanit ka më shumë se kurrë sot nevojë për të ndryshuar faqe, mënyre mentaliteti, pasi është bashki që nuk ofron më asgjë për qytetarët, por funksionon si magazinë votash, si aksesor dhe e ka humbur të gjithë vëmendjen ndaj banorëve të Elbasanit. Unë do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve që t’iu rikthej atyre bashkinë që ju mungon”.

Në fund, ai u pyet nëse do ta vështirësonte garën për të një kandidat i mundshëm nga grupi i Alibeajt, por u shpreh i sigurt në fitore. “Të jeni të bindur që me mbështetjen e qytetarëve të Elbasanit, me mbështetjen e PD edhe në këtë gjendje, me mbështetjen e fortë të të gjithë faktorëve, këtë garë unë do ta fitojë”, tha Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here