Shehaj: Burg për Kokën e Bllakon, si është e mundur që shpëtoi Agaçi?

0
200

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ‘Këndi i Pano Sokos’ në Syri Tv komentoi aferën korruptive të inceneratorëve dhe urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK.

 

Brisida Shehaj deklaroi se sot është e kotë t’i bësh thirrje SPAK-ut ndërsa shtoi se pak kohë më parë ka dërguar mbi 700 dokumente për aferën koruptive, të cilat nuk i shohin.

“Ka shpëtuar Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi që janë të përfshirë drejtpërdrejt tek inceneratori i Elbasanit. U arrestua Lefter Koka, po Agaçi? E ka për detyrë të kontrollojë të gjitha aktet para se të hyjë në këshill të ministrave.

Vetëm unë herën e fundit me firmën e Vasilit kemi çuar mbi 700 faqe dokumente edhe për inceneratorin e Fierit. I kemi bërë dhe publike, vazhdoi dhe Belindi.Kur LSI-ja nuk gaboi në kallëzime, nuk bëhen kuriozë t’i shohin këto kallëzime? Nuk do mbyllet dot as kjo.”-tha Shehaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here