Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Itali 1-2. Ismajli zhbllokon, Di Lorenzo dhe Grifo përmbysin rezultatin

0
160

Shqipëria është në disavantazh të dy golave në “Arenën Kombëtare” ku po përballet me Italinë në një ndeshje miqësore.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Ismajlin por brenda pak minutave, Di Lorenzo fillimisht dhe më pas sulmuesi i Freiburg, Grifo shënoi golin e dytë për skuadrën e Roberto Mancinit.

Ismajli arriti të kërcente më shumë se të gjithë mbrojtësit kundërshtarë duke e ndalur topin në rrjetën e portierit Meret. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Sandro Tonali pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e qafës duke mbajtur në ankth tifozët italianë dhe ata kuqezinj. Kapiteni i Milanit doli nga fusha me barrelë.

Ndeshja po luhet në një atmosferë të nxehtë në “Arenën Kombëtare” tërësisht të mbushur nga 22.500 njerëz për të ndjekur ndeshjen e luksit mes skuadrës së Rejës dhe asaj të Mancinit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here