Hakerat i nxjerrin kreut të SHISH dokumenta private të familjes. Oligarkë e pronarë mediash në listën e kontakteve të tij

0
130

Hakerat iranianë kanë publikuar emailet e kreut të SHISH, Helidon Bendo, mes të cilave gjenden edhe informacione konfidenciale, si emra agjentësh, emra të personave për të cilët SHISH ka kërkuar informacion nga institucione të tjera, dokumenta personale të familjarëve të Bendos dhe komunikime me zyrtarë të lartë të administratës. Në dokumentat e publikuara, është edhe lista e kontakteve të Bendos, ku gjenden politikanë të lartë, ministra, por edhe oligarkë dhe pronarë mediash.

Në dokumentat e publikuara, janë detaje mjaft personale të familjarëve të Bendos, si llogaria bankare e bashkëshortes, dokumenta të shkollës së djalit të tij dhe informacione private të familjes, të cilat fatkeqësisht kanë përfunduar në Telegram.

Më herët hakerat publikuan listën e punonjësve të SHISH, mes të cilëve kishte agjentë të zbulimit dhe kundërzbulimit, identiteti i të cilëve është ekspozuar dhe mund t’i rrezikojë ata dhe në disa raste mund t’ju ketë “djegur” karrierën.

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama kanë mohuar që hakerat të kenë marrë informacione sensitive, por publikimet e vazhdueshme tregojnë të kundërtën. Sulmi duket se ka përmasa katastrofale dhe ka ekspozuar të dhënat e miliona shqiptarëve, të administratës dhe shërbimit informativ.

Hakerat iranianë e lidhin sulmin kibernetik, me prezencën e muxhahedinëve në kampin e Manzës, të cilët kryejnë aktivitet për rrëzimin e regjimit në Iran. Ata kanë paralajmëruar se publikimet nuk do të ndalen deri në largimin e muxhahedinëve dhe se do të shënjestrohen agjensi “qeveritare dhe jo qeveritare” që mbështesin MEK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here