Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni Ramën, është ndëshkim për shqiptarët

0
160

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, Sali Berisha ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos e mbështesin më Edi Ramën.

Sipas Berishës, Rama është një armik i votës së lirë dhe prej kësaj gjëje rrjedhin të gjithë gjërat e këqija në Shqipëri.

“Një mesazh për partnerët. Opozita ka trashëgimi të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju dhe me BE dhe me NATO, partner strategjik SHBA. Të gjitha që kemi ndërtuar i kemi ndërtuar në vlerat që ndani njëri me tjetrin. Bazuar në votën e lirë, kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit;. Thirrje. Mos mbështesin regjimin e Edi Ramës sepse është një armik i votës së lirë së shqiptarë. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Nga ky shesh deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve të saj. Stabiliteti dhe vota apo shpresa dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here