Salianji thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në protestë kundër abuzimeve të qeverisë

0
131

Deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi protestën që do të mbahet nesër në Tiranë.

Deputeti i PD deklaroi se është detyrë e çdo qytetari që të protestojë kundër qeverisë e cila nuk ndalet me abuzimet.

“Detyrë e çdo qytetari që të dalë në protestë, është rritur çmimi i energjisë, janë rritur çmimet në çdo sektor dhe proporcionalisht rriten abuzimet e qeverisë e cila nuk ka fre.

Secili duhet të protestojë nesër për hallin e vet përtej flamujve partiak. Nuk duhet protestuar për hallet e partive por secili qytetar ka mundësi që të masivizojë protestën, për nisjen e një cikli të ri dhe të vendosë nën fre qeverinë.”-tha Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here