Plagoset me thikë, kryetar i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi

0
188

Fredi Kokoneshi, kryetar i Bashkisë së Divjakës, është plagosur me thikë këtë të premte.Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se është nën kujdesin e mjekëve.

 

Po ashtu, si pasojë e sulmit nga persona ende të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur dhe shoferi i kryebashkiakut socialist të Divjakës, shtetasi Gazmend Bullari. Aktualisht, nga Policia e Shtetit nuk ka njoftim zyrtar për rastin e rëndë.

 

Në lidhje me rastin e sotëm, 11 nëntor 2022, mësohet se Fredi Kokoneshi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, shoferi i tij ka marrë plagë më të rënda dhe gjendja shëndetësore është po ashtu më e rëndë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here