Berisha thirrje të rinjve për protestë: Shqipëria në rrezik! Merrni në dorë fatin e vendit

0
157

Kreu i PD, Sali Berisha, përmes një video të publikuar në TikTok i ka bërë thirrje të rinjve të protestojnë ditën e nesërme kundër qeverisë.

“Të dashur miqtë e mi të Tik Tokut, në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj tju ftoj të reflektoni mbi drejtimin që po ecën Shqipëria.

Në rast se ndjeheni të kënaqur me mundësitë që Shqipëria ofron me arsimin me rrogat me çmimet, ju nesër mund të qëndroni në shtëpi, por nëse ndiheni të pakënaqur me gjithë këto e të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni me protestën e nesërme të qytetarëve shqiptarë.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe të vendit që ndodhet në rrezik. Në vitet 90 unë bashkë me bashkëmoshatarët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj ti dilni zot vetes, të ardhmes e shoqërisë.”-shprehet Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here