Avokati i popullit s’ka fonde për të hetuar pasojat e fashës 800 kWh

0
147

Për shkak të mungesës së fondeve Avokati i Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga vendosja e fashës mbi 800 kWh.

Drejtuesja në largim e këtij institucioni Erinda Ballanca vuri theksin në Komisionin e Ligjeve se kanë bërë disa kërkesa për një fond prej 3 milion lekësh. Për të realizuar këtë projekt por nuk është miratuar.

“Unë e kam ngritur herë pas here këtu në këtë komision kërkesën tonë që shpenzimet tona operative të rriten por kemi pasur problematika që do të donim të kishim ndërhyrë por nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë. Një e tillë është çështja e energjisë elektrike dhe e fashës prej 800kWh.  Ajo është ndër ato çështje që ne mund të kishim bërë një hetim të veçantë. Këtë e kemi pasur të pamundur për ta bërë pasi nuk kemi kapacitete të brendshme për ta bërë një gjë të tillë.”, tha Erinda Ballanca.

Edhe për opozitën fondet e caktuara për avokatin e popullit nuk mjaftojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here