Gjykata konfiskon RTV Ora, beteja tjetër në Strasburg

0
181

Gjykata e Posaçme mori vendim për konfiskimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi duke mbyllur dhe RTV Ora.

Një vendim me prapavijë qartazi politike e quajtën avokatët në një prononcim për median pasi mbaroi seanca në Gjykatën e Posaçme.

Avokati Besnik Muçi: Sa kohë që është një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin nuk ka arsye tjetër veç prapavijës politike. Qëllimi është mbyllja e një medie në Shqipëri që nuk pëlqehet nga politika. Kjo është arsyeja sa kohë që nuk gjejmë asnjë arsye që ky vendim të jetë mbështetur në ligj.

Por ndërsa një betejë u humb lufta nuk mbaron. Avokati Enis Daci tha se beteja do të vijojë në Strasburg.

Avokati Enis Daci: “Një betejë u humb sot. Ishte betejë fatkeqësisht e paracaktuar diktuar dhe orkestruar. Beteja tjetër do të jetë në Strasburg. Do të shohim çfarë do të thotë gjykata Ndërkombëtare për vendimin e sotëm”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here